Me
një tension dhe personazhe të shpërndara në gjithë kapitujt nga fillimi në fund
të librit, ky roman i shtrirë rreh të japë trazimet e një lufte çlironjëse.
Kohë të ndryshme politike të Luftës së Dytë të Përbotshme në trevat e Jugut të
vendit, ku vendosen fate të popujve, pjesëve të flijuara të tyre, minoriteteve
etnike, të angazhuarve, bashkëpunëtorëve me pushtuesin dhe asnjanësve, që
përfaqësohen nga figura historike të letrarizuara dhe të tjera të romanizuara
pas stilit të autorit në një përpjekje për të dhënë një vepër
shumëtabloshe.